Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjeroi listën e dërguar në Prokurori për hetime të thelluara me  16 emra te rinj duke e çuar në total në 28 numrin e kandidatëve problematikë.

Nga partia Social Demokrate për verifikim kanë shkuar 3 emra,  por interes  si mediatik ashtu edhe  ndërkombëtar ka ngjallur kryetari Tom Doshi, fati politik  i të cilit tashmë është në dorë të organit të akuzës.

Pragun e  Prokurorisë e kalojnë edhe  figura nga lista e partisë së Topallit,  Patozit dhe Hajdarit.  KQZ, ka peshkuar nga 2 kandidatë për secilin subjekt politik, mes tyre  Dashamir  Tahiri,  emër i njohur për sektorin e dekriminalizimit.

Për  2 partitë e mëdha PS dhe PD nuk ka kërkesë për emra të rinj, por pritet përgjigja e organit hetimor për 7 kandidatët e bërë publik, mes tyre Rezeart Tusha për të cilin dyshohet se ka fshehur dënimin për çështje droge në Zvicër. Për Lëvizjes Socialiste për Integrim  ka kërkesë për 5 kandidatë , ndërkohë koalicioni i Kujtim  Gjuzit  zgjerohet me 3 emra.

Kryekomisioneri  Ilirjan Celibashi pranoi publikisht dështimin e të gjitha palëve  për t’u mundësuar emigranteve shqiptarë te drejtën e votës. Vonesa po has edhe miratimi i fletës së votimit e cila  nuk do të jetë gati  para datës 31 mars, ditë  kur  Kolegji  Zgjedhor  do thotë fjalën e fundit për  ankimin e Partisë Socialiste për kandidatet e koalicionit të PD-së.

VERITAS.COM.AL