Pas rreth dy orë diskutime në mbledhjen e KQZ, që nisi sot në ora 13.00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që deputetëve Rakipi (PDIU) dhe Rahovica (LSI) t’u hiqet mandati i deputetit.
Të dy janë kallëzuar nga Prokuroria si të përfshirë në krime gjatë periudhës kur jetonin si emigrantë në Itali.
Veç kësaj, ata nuk kishin pasqyruar ndalimin e tyre në Itali- kërkesë e domosdoshme ligjore për deputetët.
Përfaqësuesit e PS (në qeveri0 në KQZ, që në fillim ‘ishin dorëzuar’ dhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur vendimin ‘për heqjen e mandateve”. Në këtë ndryshim kursi- thuhet në media- ka ndikuar këshilla e ambasadës së SHBA në Tiranë.
Veritas.com.al/