Koment/

Krahasimi do të donte të njiheshin cili është njëri e cili është tjetri, mes të krahasuarve:

Ilir Metën e dimë, është president i Republikës së Shqipërisë. Hera e fundit, pas protestës politike në Tiranë, u shaq sot në një sallë sportive në Shkodër. Gjithçka tjetër dihet rreth tij, që nga korrupsioni e deri te rezistenca për të mos u larguar nga pushteti

Cili është i dyti, Bin Salman?

Ky është vëllai i vogël i mbretit të Arabisë Saudite, Salman.

Ky është arrestuar sot bashkë me një anëtar tjetër të familjes mbretërore në Arabinë Saudite. Akuza ndaj tyre është ‘për komplot dhe grusht shteti’.

Atëherë, çfarë ka të krahasueshme mes veprës së Bin Salman dhe Ilir Metës?

Ilir Meta, sot në Shkodër, punoi një reng, ose ta quajmë komplot kundër shtetit. Fillimisht deklaroi se Shqipëria ka ‘ish kryeministër’ dhe si president me këtë mënyrë i bën thirrje turmave të verbër që të vërshojnë në kryeqytet e kudo, të sulmojnë çfarë të mundin, sepse ‘nuk ka qeveri’.

Po përveç kësaj, ai komplotoi direkt ndaj shtetit duke organizuar një rebelim në fushën e sportit. Mori përdore kryetaren e mbetur në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademin, ajo mblodhi militantët e PD që ndodheshin edhe në mitingun e Tiranës, dhe shpërthyen në thirrje “Rama ik!’. Presidenti stimuloi një kryengritje kundër shtetit. Tre ditë më parë i bëri thirrje Evropës që të veprojë kundër interesave të shtetit shqiptar.

Ditën e protestës në Tiranë ai u betua se në datë 15 mars ‘do të hyjë me popull’ në sallën e Kuvendit, duke bërë një thirrje për sulm mbi rendin kushtetues…

Të gjitha përbëjnë komplot dhe grusht shteti nga presidenti.

Po vëllai i mbretit, sir Bin Salman, çfarë bëri? Asgjë më shumë se vetë presidenti Ilir Meta.

Si Bin Salman, edhe dy anëtarë të tjerë të familjes mbretërore u arrestuan me akuza komploti për grusht shteti.

Lëvizja konsiderohet si një shtrëngim i pushtetit nga princi 34 vjeçar i kurorës Mohammed bin Salman.

Ata ishin arrestuar në shtëpitë e tyre dhe u akuzuan për tradhti.

Princi i kurorës Mohammed i akuzonte ata se kishin bërë marrëveshje me fuqi të huaja për realizimin e një grushti shteti, citonte agjencia Reuters një burim nga rajoni.

“Me këto arrestime bin Salman po konsolidon kapjen e tij të pushtetit”, tha burimi për Reuters.

Bin Salman është akuzuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si autor i vrasjes makabre të gazetarit saudit disident Jamal Khashoggi në 2018 brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Atëherë ka vija paralele, se të dy palët kanë komplotuar kundër sovranitetit legal dhe kundër shtetit të tyre.

Veçse Bin Salman është arrestuar tashmë.

VERITAS.COM.AL