Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka sqaruar per here te pare përballjen qe pati me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit te tij për ta lënë jashtë listës së kandidateve për deputete.

Duke folur per “ABC Neës” ai ka treguar përballjen me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit, dhe tha se Basha i ka kërkuar një takim pas daljes së listave, për ta sqaruar pse nuk ishte. Pasi, si tha edhe vete Këlliçi, mosqenia e kreut të FRPD, – i pari i zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë, – shkaktoi mjaft zhurmë mes anëtarësisë.

“Detajet e bisedës janë konfidenciale, por megjithatë unë e shpreha hapur që nuk isha dakord me moskandidimin”.

Ai pohoi gjithashtu se, pas përjashtimit të tij nga listat, ka pasur ofertë nga një parti tjetër, duke përjashtuar PS-në, por shtoi se, “Nuk kam ndërmend të largohet nga PD, sepse jam ideologjikisht i djathtë”.

Këlliçi tha se FRPD kanë bërë fushatë aktive në Shqipëri jo për listat por për logon e PD-së. “ndaj askush nuk mund të më akuzojë mua apo të rinjtë e FRPD se iu ikëm përgjegjësive gjatë fushatës”,- sqaroi Këlliçi.

Veritas.com.al/