Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do i nënshtrohen ekstradimit.

Ai u shpreh se disa operacione janë në zhvillim për lokalizimin kapjen dhe vënien para drejtësisë së personave që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë.

FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Dy persona të tjerë janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do t’i nënshtrohen ekstradimit. Të tjera operacione janë duke u zhvilluar, në bashkëpunim edhe me partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë të shtetasve që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.