Kreu i PASOK-ut, Nikos Androulaqis, ka sulmuar sërish kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleris në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë “Demokracia e Re” që do të garojnë në zgjedhjet që do të mbahen nga data 6-9 Qershor.
Duke folur në emisionin “MEGA Weekend”, Nikos Androulakis thotë se arsyet e kandidimit nga Mitsotakis të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk janë kombëtare dhe aq më pak europiane, por vetëm kalkulim i pastër elektoral.
“Minoriteti grek i Vorio Epirit është një çështje kombëtare. Motivet e zotit Mitsotakis nuk janë as kombëtare e as evropiane, janë gjueti votash. Pozicioni i zotit Beleris është vendi ku e kanë votuar himarjotët, kryetar bashkie në zonën e tij.
Më bën përshtypje, një ditë zoti Beleri është kandidat dhe të nesërmen zonja Bakojanis sjell një rezolutë në Këshillin e Evropës që Kosova të anëtarësohet dhe ministri i Jashtëm nuk është dakord. Na ekspozojnë. Fleta jonë e votimit është një xhevahir. Kemi njerëz nga sporti, nga kultura dhe të rinj”.
Ndalimi i rrjedhjes së votave të Demokracisë së Re drejt së djathtës ekstreme, shihet edhe si synim kryesor sipas saj nga ana e Mitsotakis.
Sipas ligjit grek, Beleri ka të drejtë të jetë kandidat, por në rast se zgjidhet eurodeputet do të duhet të japë dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
Sondazhet e fundit në Greqi flasin për një epërsi të Belerit, i cili pavarësisht se është renditur i 42 në listën e Kryeministrit grek, duket se ka një pëlqim nga populli, që e vendos atë mes 5 eurodeputetëve fitues në zgjedhjet për eurodeputet në Parlamentin Europian.