Qeveria ka vendosur që të shkrijë disa nga policitë bashkiake në bashki që drejtohen nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Vendimi është bërë i ditur nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, i cili akuzoi policitë bashkiake se kanë dalë kundër misionit të tyre dhe janë kthyer në rrezik publik.

“Qeveria do të marrë masa të menjëhershme që në pajtim me ligjin të shkrijë disa struktura të policisë bashkiake dhe që janë shndërruar në rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet”, u shpreh ministri Lleshaj në konferencë.

Vijon…