Anila Rezhda, Filologe
Mos u çuditni nga shprehja që zgjodha për të thjeshtësuar komunikimin publik. Do t’ju bind se kështu është.
Kriminalistika është shkenca fantastike më joshëse e të gjitha epokave njerëzore. Emërohet shkencë dhe në mendjen e kujtdo janë shkencëtarët, njerëz të ngeshëm që vetëm shkruajnë dhe lexojnë por me Kriminalistikën nuk ndodh kështu. Ajo i paraprin udhëtimit tonë njerëzor, i paraprin ligjëvënësit, policisë, zhvillimit të armëve mbrojtëse. Shkencëtarët e kësaj fushe merren me studimin e pjesës më të errët të trurit të njeriut i cili ka në përbërjen e tij dëshirën për të vrarë llojin e vet dhe në ndryshim nga kafshët që e bëjnë këtë gjë njeriu edhe e torturon pamëshirshëm llojin e tij.
Ata janë njerëz fantastikë, të përkushtuar në këtë fushë, pothuajse të izoluar nga jeta, me humbje të madhe të pjesës personale të jetës dhe shpesh Heronj pasi jeta ne ilegalitet ju kushton familje, fëmijë dhe lumturi që ne se mendojmë dot jetën pa to. Përveç studimeve përkatëse që quhen Kriminalistikë ata detyrohen të bëjnë Klinikë Psikiatrike, Psikologji, Neurologji për trajtimin e rasteve si të maniakëve apo njerëzve me tendenca përdjekëse që në panik e sipër kryejnë krime. Por që të marrësh titullin e Kriminalistit duhet të jesh në radhë të pare njohës absolute i historisë njerëzore pasi në atë histori do mbështetesh për të marrë mësime të vyera, gjithashtu duhet të dish përmendesh fenomenet sociale të epokës që jeton Kriminalisti. Dolëm te burimi i ujit!
Njerëzimi pra ka histori të gjatë dhe të dhimbshme meqë po flasim për këtë temë. Në periudha të caktuar kohore, sipas llojit të vuajtjes dhe hallit që ka, në bazë të epokës luftë apo paqe që rron, ndërton dhe politikën e tij të mërisë karshi bashkënjerëzve të tij.
Le të fillojmë me shembuj që ta kemi më të lehtë.
Kur jemi në periudha që sapo ka mbaruar lufta dhe njerëzit janë të uritur vjedhja e ushqimeve dhe rrobave del në pah si fenomen i vetë ekzistencës. Në pamundësi totale të organizimit të menjëhershëm të shtetit njerëzit vjedhin depo me ushqime, tesha kudo ku i gjejnë, bahçe të mbjella me zarzavate, pula, gjela. Dëgjohet pak komedike por nuk është fare po të mendosh që për njeriun e asaj kohe një lope-për qumësht apo një pulë-për vezë ishte ushqimi i fëmijëve por dhe ajo tregti minimale me këmbim malli, pra për të siguruar pak dru, qymyr, vajgur për ngrohje. Dënimet për këto vepra penale arrinin deri në dënime me vdekje. Vrasja e njerëzve në këtë periudhë është e zbehtë pasi njerëzit janë të mbytur në humbje jetësh.
Në periudhat e rindërtimit pas lufte vihet re vjedhja e tokave si të fqinjit ashtu dhe atyre të shtetit. Gjithashtu merr vrull vjedhja e metaleve të çmuara nga persona që ata kanë bërë këmbime vetë për një cope bukë gjatë luftës. Kur shteti që vendoset është diktatori, ajo jam merr me dhunë gjithçka, tokat dhe floririn. Por njerëzit nuk çmenden mendërisht shumë pasi janë mësuar ta këmbejnë floririn dhe me një lopë. Njerëzit veç nuk harrojnë të hakmerren me keqbërësin. Meqenëse jemi në ato fillime dhe shpresa për qetësi është e madhe, ata denoncojnë në shtet këto raste dhe besojnë në drejtësi. Plagosjet dhe kërcënimet në këto periudha janë të shumta. Mungesa e arsimit bën që dëshmitë në polici të jenë zot na ruaj, pra me hiperbola, me pasoja të rënda për të dënuarin. Në periudhat pas lufte vihet re urrejtje për ish të kamurit e kohës së luftës dhe shoqëritë nuk do vonojnë t’i emërojnë tradhtarë të popullit ata vetëm e vetëm se kishin para të siguruara me punë në emigracion shumica, duke krijuar kështu krimin e pare masiv të paqes. Mjerim!
Me lulëzimin e ekonomisë dhe punësimin e popullit në fabrika të vogla si ato me produkte ushqimore si në ato me material shtëpiake, lind krimi ordiner që koincidon me vjedhjet e produktit që ai vetë prodhon. Të gjithëve ju vjen inat që i prodhojnë me duart e tyre me kosto aq minimale dhe nuk e blejnë dot kurrë me rrogat që kanë televizorin, frigoriferin, nuk blejnë dot as çokollata e vaj ulliri. Ato jepen me racione ç’ka ngjall urrejtje në popull. Kështu karshi krimit ordiner ekonomik lind Kodi i Punës i cili dënon keqasi shkelësit e saj.
Në periudhat e rindërtimit të shoqërive gratë janë origjinal skllave pune në punë e shtëpi ndaj moralin e mbajnë të lartë pra ka pak abuzime me dashnorë e tradhëti. Kjo bën që krimi për xhelozi të jetë në satistika të pallogaritshme. Në kontrast me periudhat e lëvrimit në para të huazuar të shoqërive, pra me këste bankare, që femra vishet llux deri në skarto pamje, provokon kudo lindjen e krimit për autoktoninë karshi saj. Shpesh ata janë dy autorë krimi, jo në dijeni të njëri-tjetrit, të cilët së pasmi përfundojnë njëri në burg e tjetri në varr. Pra në bazë të periudhave që jetojnë, të klasifikimit të moralit që kemi si shoqëri, liberta ose fanatizëm, kemi dhe satistikat përkatëse të kriminalistikës. Në periudha fanatizmi janë të pakta krimet në periudha liberalizmi janë të shumta, pasi femra del nga mbrojtja familjare dhe merret shumë me persona të huaj sidomos netëve, e pirë dhe e shkujdesur për veten.
Krimi ekonomik është karakteristikë e periudhave të majme të shoqërive ku dhe i varfri ka diçka në dorë pa punuar fare nga ndihmat sociale. Është e vetmja periudhë njerëzore që krimi ushtrohet nga poshtë-lart dhe nga lart-poshtë. Si realizohet kjo? Administrata shtetërore kontrollon bizneset. Në atë periudhë etje për para të shumta kontrolluesi shtetëror komprometohet me lekë nën dorë, harron detyrën që ka dhe siguron thuajse dy rroga, njëra e shtetit tjetra e personit privat i cili harxhon sado korent e ujë dhe paguan aq sa do!!!Populli nga ana tjetër, disi i qetë se është në treg të lire, nuk paguan detyrimet, fsheh të ardhura, merr para me letra false për çështje shëndeti nga të mundet, pra dhe ai ka 2-3 burime. Shteti vetë atje lart, si shumë i rehatuar se të gjithë janë në garë për të gjitha harron se po hymë në fazë anarshie. Krijimi i mentalitetit se dhe i paaftë unë mund të bëhem i pasur ngre shtresa të rëndomta të shoqërisë në këmbë dhe krijon atë quhet grupe kriminale, pra lind mafien me të cilën as policitë nuk ja dalin dot mbarë kollaj. Ajo mbin si grami dhe shkëput populli nga shteti pasi jep para kudo dhe me shumicë pasi dalin nga aktivitete të ndaluara. Krimi në këtë fazë arrin kulmin pasi arsyet për t’u vrarë njerëzit tashmë janë shumëfishuar. Metodat e këtij lloji krimi janë të frikshme dhe fare të parashikueshme nga Kriminalistika. Metodat e kamuflimit të autorëve janë nga më modernet dhe bashkëkohoret, me truproja e kamera, makina lux të cilat janë shumë më të shtrenjta se ato shtetërore. Në pyetjen klasike çfarë bën shteti…përgjigje Nuk ka. Pasi të gjithë jemi kontribuues me individualizimin e interesave tona personale, me indiferentizmin tonë dhe kryesisht me rutinizmin karshi kësaj situate të frikshme. Jeta jote nuk është kurrë vetëm e jotja kur jeta në një shoqëri është zinxhir me hallka. Pra o shpëtojmë të gjithë o prekemi të gjithë nga e keqja.
Në periudhat e romantizmit dhe idealizmit shfaqen pijanecët dhe krimi ideor. Në këto periudha shoqëritë janë modë, art dhe letërsi. Truri i njeriut hyn në labirinthë pa dalje të kërkimit të arsyes së ekzistencës. Në këto periudha ka qetësi ekonomike. Secili punon sipas aftësive, në vendin që i përket, familjet janë të rregullta, arsimi funksionon. Por njeriu e ka në natyrë shqetësimin ideor, ndryshimin, kërkon të pamundurën e kështu mes shkrimeve e pikturave, mes artit e letërsisë, ai bën revolucionin e tij. Në pamundësi të ndryshojë botën lind dëshpërimi, pijanecët në shtresat e varfra dhe antishtetërorët në shtresat e lartme. Në këtë periudhë kemi burgimin dhe vrasjen e personave me tendenca të lira ideore. Duke u bazuar në keqësinë bazë të njeriut, urrejtjen, spiunët që do denoncojnë gjithçka për njerëz të mençur dhe inteligjentë do jenë me kile. *Kujto bocca di leone në Venezia, pra gojët e Luanëve në Venezia, ku me një letër inati dhe mërie hiqje qafe njeriun që nuk doje. Në këtë taktikë u bazua shteti me famëkeq dhe jetëgjatë në botë, ai Venezian. Qetësi publike mbahej me frikën e denoncimit nga bashkatdhetari yt sikur ishe kundërshtar qeverie. Duke llogaritur që ishte në fuqi ligji i dënimit me vdekje, llogariteni vetë në çfarë situatë tragjike rrojtën ata njerëz.
Dukem dëshpëruese duke përmendur për çdo periudhë të jetës njerëzore format e krimit të cilat unë i quajta për thjeshtësi komunikimi, modë. Pra mënyra e jetesës që pranojmë të jetojmë na imponon dhe krimit që do t’i nënshtrohet shumica jonë. Sa më shumë të lejojmë analfabetë dhe të paaftët të lartësohen mbi inteligjencën e kombit, aq më të rënda do jenë pasojat. Në një shoqëri nuk jemi kurrë të barabartë në aftësi kontribuuese për të mirën masive. Pra ca ngrohen në diell e ca punojnë me aftësi të kualifikuara. Kur inteligjenca e ka kurrizin të nënshtruar për pak lekë dhe një femër modele vetëm për ekspozim busti dhe shale në publik merr miliona, peshorja e shoqërisë anon nga e keqja masive. Inteligjenti merr lekë nga taxat e popullit se punon në shtet, të cilat i meriton se është arsimuar por mbi të gjitha ai funksionon si pishtar kulture dhe shembull imitues nga shumë njerëz. Popullit kë model t’i japësh me shumicë atë imiton pasi beson se ky është morali i epokës që rron.
Si mund të merrja pak frymë dhe unë si njeri dhe si femër bashkë me Ju?
Thjesht them se…
Të gjitha i lamë për nesër,
Bukën,
Dashurinë,
Lumturinë,
Dasmat,
Qetësinë sepse…
me çfarë do e prisnim Vdekjen!!!