Një grup kriminal që dyshohet se merret me trafik kokaine, heroine dhe kanabisi por dhe të dyshuar si autorë të një sërë veprash të tjera kriminale si vrasje dhe rrëmbim personi janë arrestuar në qytetin e Fierit.
Të arrestuar janë Kujtim Kuçi, 45-vjeç banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeti, banues në fshatin Sulaj Fier si dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.
Ky grup është përfshirë krahas trafikut të drogës edhe në ngjarje të rënda kriminale si vrasje dhe rrëmbim personi.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, shtetasit e mësipërm janë ndaluar në lokalin e Kujtim Kuçit në fshatin Çermë Çlirim.
Shtetasit Kujtim Kuçi iu sekuestrua një armë zjarri, shtetasit Bashkim Ahmeto iu sekuestrua një pako kanabis sativa në formë çokollate si dhe një armë, ndërsa shtetasit Dritan Tusha, ju gjet një pako kanabis në formë çokollate.
Në përfundim të veprimeve hetimore, janë sekuestruar:
– 4 automjete, njëra e blinduar;
– 2 armë gjahu;
– 1 detektor valësh;
– shkop gome;
– 2 thika me përmasa të ndryshme;
– 8 telefona celularë;
– 900 euro.
“Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht”, thotë drejtori i Policisë Fier, Albert Nushi.
Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.
Deri tani janë identifikuar disa prej pasurive, si:
– 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti;
– 2 automjete;
– 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.
Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit. Janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.
Veritas.com.al/