Oberndorf bei Salzburg (Austri) (AFP) – Austria ka diçka të veçantë për të festuar këtë periudhë festive pasi shënon 200 vjet që nga shfaqja e parë e një nga këngëve më të dashura të Krishtlindjeve në botë, “Silent Night”.
Festimet e përvjetorit do të kulmojnë me një performance të veçantë në 24 Dhjetor të “Stille Nacht” në kapelën e fshatit Oberndorf, pranë Salzburgut, ku ajo u performua për here te pare 200 vjet të shkuara.
“Ne presim rreth 6,000 njerëz këtë Natë Krishtlindjesh, ku normalisht do të kishim 3-4,000”, tha për AFP Clemens Konrad, kreu i zyrës së turizmit të Oberndorf.
Origjina e këngës ka dhene nje sugjerim te vogel përsa i përket fames globale që ka arritur, duke u përkthyer në 300 gjuhë dhe dialekte.
Ishte shkruar fillimisht si një poemë nga prifti Joseph Mohr në 1816, një kohë e vuajtjeve të mëdha në prag të luftërave të Napoleonit në Europë.
Dy vjet më vonë, Mohr i kërkoi mikut te tij, organist, mjeshtër kori dhe mësues shkolle Franz Xaver Gruber, të kompozonte një melodi.
Kenga u performua fillimisht në një kishë modeste të punëtorëve të anijeve dhe familjeve të tyre. Vite pas premierës së saj, Gruber shkroi se kishte takuar “miratimin e përgjithshëm te të gjithëve” mes kongregacionit.
Kënga u bë e njohur jashtë Austrisë kur ajo u përfshi në repertorin e dy grupeve udhëtuese të këngës. Këngëtarët Rainer dhe vëllezërit Strasser e performuan atë nëpër Evropë dhe më gjerë – përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Mohr dhe Gruber janë të nderuar sot në rreth një duzinë vendesh, ne nivel lokal, shumë prej të cilave kanë qenë duke pritur ngjarje të veçanta këtë sezon Krishtlindjesh për të festuar përvjetorin.
Papa Françesku ka deklaruar se “Natë e heshtur” eshtë kënga e tij e preferuar, edhe nëse ai nuk ishte në gjendje të pranonte një ftesë nga qeveria rajonale e Salzburgut për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.
Operatorët e udhëtimeve kanë përfshirë ndalesa të veçanta në itineraret e tyre për të festuar përvjetorin dhe vizitorët kanë ardhur nga aq larg sa Sri Lanka dhe Japonia, tha Konrad.
Versionet e para në anglisht të “Silent Night” mund të gjurmohen në mesin e shekullit XIX dhe në dekadat që pasuan mund të dëgjohet në çdo kontinent, përhapur sidomos nga misionarët e krishterë.
Që atëherë, është regjistruar me qindra herë nga yjet duke filluar nga Bing Crosby te Miley Cyrus.
Disa nga interpretimet më origjinale kanë ardhur nga artistë te kalibrit si John Denver me Muppets, dhe Grupi i njohur satanic i rokut gjerman Erlosung.
Veritas.com.al/