Mediat gjithmonë janë të vëmendshme ndaj çifteve më të njohur të showbiz-it, por kur bëhet fjalë për çiftin Berisha, interesi rritet akoma dhe më tepër. Pas lajmit se Roberti ka një fëmijë jashtë martese, përflitet se çifti po kalon një periudhë të stuhishme martesore. Edhe pse Roberti vazhdon të deklarojë se është i dashuruar me Norën dhe nuk do të shihte askënd përveç saj, kjo e fundit ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje. Çfarë po ndodh vallë me çiftin më të bukur?! Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze që do t’i çonte ata në një divorc…
10 Nën 2015