Një nga figurat kryesore të Kishës në Lindjen e Mesme tha të Hënën se Kristianët në të gjithë rajonin po përballen me një “tragjedi” dhe akuzojnë komunitetin ndërkombëtar për dështim- sipas AFP.
“Situata e Kristianëve, sidomos në Siri dhe Irak, është tragjike”, tha kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa, administrator apostolik i Patriarkanës Latine në Jerusalem, gjatë një konference për shtyp të mbajtur para festës së Krishtlindjeve.
Patriarkana Latine e Jerusalemit kryeson Kishën Katolike Romane në Tokën e Shenjtë.
Ai tha se dy të tretat e Kristianëve i kanë lënë këto dy vende, duke përmendur veçanërsiht Aleppo- së fundmi një qytet miks në Sirinë Veriore, qytet që tashmë është plotësisht i shkatërruar nga lufta civile pesë- vjeçare.
“Në Aleppo, para luftës kanë qenë 300,000 Kristian” tha ai.
“Tani janë diku te 50,000, maksimum.”
Ai akuzoi qeveritë e botës për dështim të tyre në veprimin për të ndihmuar dhe stabilizuar rajonin, në vend që të përsërisin “slogane”- tha ai.
“Komuniteti ndërkombëtar tani kufizon veten në slogane dhe në pak ndihmë ekonomike. Asgjë më shumë se kaq, por kjo është shumë pak”
Ndërkohë ai tha se sulmet vrasëse mbi Kristianët, specifikisht, për shkak të besimit të tyre, janë të rralla relativisht; edhe këta janë persekutuar nga grupet e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.
Në fillim të këtij muaji, 23 persona u vranë me bombë në kishën Coptic Christian të Egjyptit, ndrysa në shtator një shkrimtar kristian i njohur u qëllua për vdekje në Jordan.
Si rajon, Lidja e Mesme ka nivelin më të lartë të armiqësive në botë, sipas studimeve të kryera këtë vit nga “Pew Research Center”.
Kristianëve iu kanë rënë në qafë në 16 nga 20 vende që ka rajoni- sipas Pew.
Në Izrael, Pizzaballa tha se kishte kundërshtuar planin e mbështetur nga qeveria për të forcuar xhamitë me qëllim që të qetësojnë besimtarët e tyre, gjë që do të kalojë në parlament.
“Mendoj se ky është një precedent i rrezikshëm”- tha ai. “Kam shpresë se ky projektligj nuk do të procedojë”- tha ai.
/Veritas.com.al/