Oponentët e presidentit Venezuelian, Nicolas Maduro kanë bllokuar rrugët dhe kanë shtuar demonstrimet duke kërkuar zgjedhje, ndërsa kriza politike dhe ekonomikë në vend po thellohet.
Edhe pse Maduro, pasi kishte krijuar kushtetutë për fronin e tij, iu tha opozitarëve se mund t’ua linte në dorë përsëri kushtetutën, opozita nuk pranoi. Revolta e opozitës kundër presidentit ka lënë 28 të vrarë deri tani.
Zoti Maduro tha se lëvizja e tij për t’i bërë lëshime opozitës kishte për qëllim që të ndalonte një komplot të jashtëm kundër tij. Por Shtetet e Bashkuara e quajtën një ‘ofertë për t’u kapur pas pushtetit’, ndërsa Brazili e quajti ‘grusht shteti’.
/Veritas.com.al/