KRUJË- Forcat xheniere, ato të ushtrisë në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor të bashkisë Krujë, është bërë e mundur shpërthimi gurëve në fshatin Kurcaj. Gjatë shpërthimit të kontrolluar gurët e përmasave të mëdha janë shkërmoqur, dhe po punojnë me fadroma për largimin e inerteve.
Në fshatin Kurcaj para disa ditëve një masiv i madh shkëmbor është shkëputur duke bllokuar rrugën, ndërsa një tjetër shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë në oborrin e një banesë, fatmirësisht familjarët kanë shpëtuar mrekullisht.
Menjëherë nga bashkia Kruje janë njoftuar institucionet për gjendjen, ndërsa ditën e sotme është realizuar dhe shpërthimi ne shkëmbinjtë, nga forcat xheniere dhe ato ushtarake, sakaq fadromat e bashkisë po punojnë në rihapjen e rrugës së fshatit Kurcaj./