Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën arrest me 6 muaj burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj për akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

 

Kjo masë është është konvertuar në 40 orë punë në interes të komunitetit dhe të mbajë kontakte të rregullta me shërbimin e provës.

 

Më 7 shtator të 2021-it, SPAK vendosi procedim penal ndaj Ismailajt, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar, u kryen një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është rezultuar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka shkelur Kodit Penal.

Sipas PD-së, Qerim Ismailaj ishte në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit pasi “ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit”.

Kurse Celibashi deklaroi më parë se, “Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar”. Ai ka shtuar se vlerësimi i veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ-ja, por Prokuroria.

Ata na kanë thënë se vepra për të cilin ai është dënuar në Greqi, dënohet maksimalisht me gjobë në Shqipëri”.

Ndërkohë avokati mbrojtës, Besnik Strati pati thënë se Ismailaj nuk rezulton person i ndaluar apo i dëbuar nga Greqia, madje “s’ka pasur dijeni për vendimin”.

”Shqyrtimi në Gjykatën greke është zhvilluar në mungesë të Qerim Ismailaj dhe ai nuk ka pasur dijeni për vendimin. Qerim Ismailaj nuk figuron si person i ndaluar nga ndonjë autoritet i huaj apo i dëbuar nga ndonjë vend i huaj”.

Qerim Ismailaj rezultoi i dënuar me 3 vite burg në mungesë, në Greqi, për konflikt në kohën kur ishte emigrant.

Kryebashkiaku i Mallakastrës, probleme me ligjin e dekriminalizimit

Pas denoncimit nga Partia Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit, prokuroria ka ngritur një grup hetimi.

Nga hapat e ndërmarra, ka rezultuar se Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Ismailaj nuk është kryebashkiaku i parë që denoncohet nga PD-ja për probleme me ligjin e dekriminalizimit. Edhe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kamjaku, u akuzua për të njëtën akuzë.