Kryeministri finlandez Antti Rinne, në detyrë vetëm për shtatë muaj, ofroi dorëheqjen e tij të martën, pas një greve të postave që e dëmtuan politikisht.

Dorëheqja u pranua më pas nga Presidenti Sauli Niinisto, duke shënuar fundin e mandatit të Rinne si kreu i një qeverie të formuar nga koalicioni i pesë partive dhe i udhëhequr nga vetë Social Demokratët e tij.

Gjatë një konference për shtyp në Helsinki, Rinne tha se ai mori vendimin të tërhiqet pasi njëri prej partnerëve të koalicionit, Partia Qendër, shprehu mungesë besimi dhe kritike ndaj udhëheqjes së tij ne pergjigje të një greve dyjavore nga punonjësit e postës.

“Të gjitha partitë qeverisëse kanë besim tek unë, përveç Partisë Qender,” tha ai. “Kur më thanë që ata nuk kanë më besim tek unë, unë vendosa të jap dorëheqjen.”

Kabineti i Rinnes gjithashtu u tërhoq, por lëvizjet nuk do të shkaktojnë zgjedhje të reja pasi që Partia Qendër, Social Demokratët dhe tre anëtarët e tjerë të koalicionit kanë treguar secili se ata duan që qeveria e tanishme të vazhdojë, megjithëse nën udhëheqje te re, thanë analistët.

Dy Social Demokratët, kryetari i partisë parlamentare Antti Lindtman dhe Ministrja e Transportit Sanna Marin, secili shprehu interes për të zëvendësuar Rinnen si kryeministër të martën. Parlamenti finlandez ka vendosur të zgjedhë kryeministrin e ri javën e ardhshme.

Veritas.com.al