(FOTO: Rama sot në Prishtinë)/
Sot, kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Kosovë. Sipas mediave të tij, misioni në Kosovë ishte “të merrte vesh” për kirzën në Veri të Kosovës dhe konfliktin me serbët.
Dihet veç që Rama është takuar me kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, por asgjë më shumë.
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit, Edi Rama në Prishtinë, duke thënë se shoqërohej nga një eskortë me 17 makina, shumica të blinduara.
“Zhgënjim i madh i mediave dhe qytetarëve të Kosovës. Rama i tmerruar nga vizita në Prishtinë. Shoqërohet nga një eskorte me 17 makina shumica të blinduara. Ky është burracak!”, tha ai.
Zoti Berisha e quan Ramësn një “burracak” që viziton Kosovën.
/Veritas.com.al/