Kryeministri i Republikës, Edi Rama, ka mbërritur në Urën e Mifolit, ura mbi Vjosë që bashkon Fierin dhe Vlorën. Kjo është pika më delikate, më e parashikuara për tragjedinë e përmbytjeve dhe të rrezikimit të jetës së njerëzve.
Kryeministri Rama ndodhet në shoqërinë e ministres së Mbrojtjes Xhaçka dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen dhe dëmet, ai ka thënë se ‘tani për tani me rëndësi është të shpëtojmë jetë njerëzish, pastaj edhe bagëtitë. Kur të dalë dielli bëjmë llogaritë e dëmeve”…
Veritas.com.al/