Kryeministri Edi Rama njofton përmes një shënimi në Facebook, të gjithë qytetarët lidhur me situatën aktuale në vend, nga zjarret e mëdha.
Në Dukat thotë Rama është përmirësuar gjendja, marrë shkas dhe nga njoftimi i mëhershëm i Ministrisë së Mbrojtjes. E vështirë situata paraqitet në Thirrë të Mirditës pasi zjarri është futur në pyll me dendësi.
Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë.
Edhe në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit. Vatra të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës, në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, ku situata është përmirësuar.
Nuk ka rrezik për banesa dhe po mbahen nën monitorim vatrat; afër Kepit të Rodonit në Durrës, një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, ku era po ndërlikon punën e forcave operacionale.
Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar.