Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me përqeshje denoncimit të PD për survejimin e paligjshëm të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Sot në mëngjes gazeta “Panorama “ka publikuar një lajm sipas të cilit Lulzim Basha dhe familja e tij po përgjohen nga Policia e Shtetit.

Policia u përgjigj menjëherë duke hedhur poshtë çdo akuzë të tillë dhe lajm si ‘i pa vërtetë’.

Në një koment në Facebook, Rama fton shqiptarët që të qeshin historinë e fundit të selisë blu. Ai e krahason ‘përgjimin’ ndaj Bashës si përgjimin që u krye disa ditë më parë nga vetë PD ndaj ‘Babales’ një trafikant droge i shpallur publikisht dhe e quan opozitën “babalopozitë”.

Rama shkruan:

“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike. Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin”,- shkruan Rama në Facebook.

Veritas.com.al/

rama