“Nga 6 janari- 474 aplikime për dokumente online”.

Duke nisur nga 6 janari nuk do të duhet më të mbani radhë për shërbimet që do të merrni në zyrat e shtetit. Plot 472 aplikime për dokumente  apo shërbime mund t’i  bëni on line, përmes smartfonit apo kompjuterit.

Ka qenë vetë Kryeministri Rama ai që ka prezantuar përmes një videoje në rrjetet sociale atë që e cilëson revolucion dixhital.

“Sot pushim si ditë e ndërmjetme për ata që do donin të pushonin pak më gjatë dhe në 6 fillojmë direkt dhe 6 janari është fillimi i një revolucioni kundër radhëve e ryshfeteve, fillon me bllokun e parë deri në qershor”.

Digjitalizimi i 472 shërbimeve është vetëm faza e parë.

Deri në fund të vitit numri i aplikimeve dhe shërbimeve që do të merren online do të jetë 1261 nga 1384 të tillë.

“Do kemi mbi 90% të shërbimeve për shqiptarët në shqipëri dhe ata jashtë Shqipërisë që s’do rrinë më nëpër radhë që u dalin nga hundët shërbimet.”

Në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë se informacionit prej javësh po trajnohen punonjësit e administratës. Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërorë kur aplikojnë, po vetëm dokumente që janë individualë. Cilido do të mund ta ndjekë online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin.

Veritas.com.al