Duke folur nga Kryeministria në një takim me biznesin e vogël, Rama tha se për biznesin familjar, nuk do të jetë e detyrueshme që familjarët të jenë të siguruar.Kurse për bizneset që ka të ardhura nën 50 mijë Dollarë, kreu i Qeverisë deklaroi se nuk do të paguajnë asnjë taksë. Kurse për bizneset me të ardhura nga 50-80 milionë Dollarë në vit, taksa do të ulet me 5%. Kryeministri u shpreh i gatshëm gjithashtu se nuk do të ketë më kontrolle të vazhdueshme nga inspektorët tatimorë, me kusht vetëm që bizneset të kenë kasë fiskale, mos manipulojnë të dhënat dhe të zbatojnë rregullat. Sipas Ramës, duke filluar nga Janari i vitit të ardhshëm, do të ketë më pak kontrolle nëpër dyqane.
Gjithashtu, Kryeministri shtoi se “kush punon e prodhon në fshat, duke marrë NIPTIN, nuk rrezikon që të paguajë taksë, por përfiton të rimbursohet. Shumë e rëndësishme është të theksohet se nuk kemi shpallur informacion kundër informalitet, që ka një kontroll nga biznesit, por që ka dy anë. Një anë është kontrolli i administratës tatimore. S’ka asgjë të vërtetë kur thuhet se do të godasë më të vegjlit. Kontrollet e biznesit të madh, në një biznes të madh, procedurat zgjasin më shumë dhe kërkojnë mund, pasi bëhet fjalë për qarkullim të lartë”.