Kryeministri Italian i sapo caktuar, Giuseppe Conte ka hequr dorë nga ofertaa e tij pr formimin e qeverisë, siç raportohet, për shkak se presidenti i vendit ka vënë veton për zgjedhjen e ministrit të ekonomisë.

Vendimi është shpallur pas një takimi mes dy burrave.

Zoti Conte, një politikan i panjohur, ishte zgjedhur nga dy partitë populiste në p[përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit politik prej 11 javësh.

Italia ka qenë pa qeveri që nga zgjedhjet e 4 Marsit, për shkak se asnjëri nga grupet politike mund të formonin maxhorancë.

Zoti Conte dërgoi listën e anëtarëve të kabinetit te presidenti Sergio Mattarella ditën e Dielë, me shpresë se më në fund do të ishte në gjendje të formonte qeverinë e koalicionit.

Por zoti Mattarella raportohet se e ka kundërshtuar kandidatin e tij për ministër i ekonomisë, Paolo Savona,  i njohur si euroskeptik.

Veritas.com.al/