(FOTO: Militante socialiste para Kuvendit ne kryengritje per te shpetuar Tahirin)/

Nga: Veritas

Ndërsa është mbledhur Komisioni Parlamentar i Mandateve dhe Imuniteteve për shqyrtimin e imunitetit të deputetit Saimir Tahiraj dhe arrestimin e tij- sipas kërkesës së Prokurorisë, në sheshin para Selisë së Kuvendit ku mbahet mbledhja, janë mbledhur një tufë militantësh të Tahirit dhe kërkojnë mos-ndëshkimin e tij.

Këta njerëz kanë lëvizur sa nga Kryesia e Kuvendit në rrethimin e shtëpisë së Tahirit, në ‘mbrojtje’ të  ish ministrit tani të shpallur si i përzierë në banda kriminale të trafikimit të drogës në Europë.

Këta janë socialistë, edhe Kuvendi është socialist, edhe Këshilli i Mandateve është socialist, edhe kryeministri është socialist… gjithë kolona e shtetit është socialiste. Megjithatë brenda tyre ka një kryengritje për shpëtimin e Tahirit.

Atëherë del se vetë socialistët po e sulmojnë Tahirin, po e çojnë në burg dhe po e përjashtojnë nga jeta politike.

Në disa mesazhe nga socialistët dërguar kryeministrit socialist Rama, bëhet thirrje që këta të shpëtojnë Tahirin. Ka edhe ‘artistë’ që bëjnë thirrje për të shpëtuar ‘trafikantin’.

Kjo është kryengritje tjetër brenda socialistëve: Ata që janë në krah të Reformës në Drejtësi dhe kundër krimit dhe ata që nuk duan të zhvendosen nga pushteti për shkak të krimit.

Ku mbeten partnerët tanë ndërkombëtar dhe detyra e tyre për të pastruar krimin në Shqipëri?

Çfarë do të bëjë kryeministri Socialist, Rama, i cili ka angazhime me aleatët e Shqipërisë, SHBA dhe BE, por  ndërkohë ndodhet në mes të kryengritjes së socialistëve të tij?

Kjo është çështja: Shqipëria mund të marrë rrugë anti aleatë dhe pro krimit për shkak te kryengritjes socialiste.

Veritas.com.al/