Ambasadorja shqiptare Luela Hahjadaraga ka takuar kryepeshkopin Anastas Janullatos në spitalin “Evangjelizmos”, ku po kurohet nga COVID-19.

Top Channel ka mundur që të hyjë në spitalin ku po kurohet kryepeshkopi Anastas, i cil ndodhet në gjendje të mirë.

I ndodhur në spital, kryepeshkopi kërkoi të takojë nga afër ambasadoren, e cila e vizitoi duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë.

Kryepeshkopi falënderoi ambasadoren për interesimin dhe shprehu bindjen se edhe kjo sprovë do të kalojë dhe njerëzimi do dalë fitimtar ndaj pandemisë së Covid 19.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos rezuktoi i  infektuar me Covid-19, dy ditë më parë, ku shkoi me urgjencë me Athinë me avion ushtarak grek.

Ditën e sotme ai shprehu mirënjohjen e sinqertë për mjekët, infermierët dhe njerëzit që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje për të.

“Mos ki frikë, vetëm beso”, tha kryepeshkopi.