Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demkratike, ka dërguar sot një shkresë drejt sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, në të cilën kërkohet organizimi i një referendumi lidhur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Siç duket anëtarët e kryesisë së PD-së nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha dhe për këtë arsye kanë kërkuar që të organizohet një referendum ku të pyeten të gjithë anëtarët e PD-së nëpër Shqipëri. Ndërkohë që vihet re se mes personave që kanë firmosur këtë kërkesë ka qenë edhe Glauk Olldashi, djali i ish deputetit të ndjerë demorkat Sokol Olldashi.