Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e premte në orën 17:00, ku ndër temat e tjera pritet të diskutohet edhe për presidentin e ri.

Pas dështimit të 3 raundeve të para për mungesë të kandidaturave, tashmë pritet mbajtja e raundit të katërt për presidentin e ri, i cili mund të zgjidhet me 71 vota.

Në mbledhjen e kryesisë së PS të ditës së premte pritet të dalë të paktën një emër për kandidat për president. Ndërkohë, burime për A2 CNN bëjnë me dije se të shtunën do të mbahet raundi i katërt ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri.

Pas djegies së raundit të tretë, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se edhe pse mazhoranca tashmë i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, PS është e gatshme për dialog me opozitën. Megjithatë, deri sot nuk ka asnjë hap nga palët.