Adriatik Alimadhi deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara për deputet në listat e PD në Vlorë, edhe pse këtë ia kërkoi kryesia e Partisë së tij.
Partia e Baklit Kombëtar Demokrat i kërkoi Alimadhit që të tërhiqet për shkak të një “turpi politik”. Në lisën e PD, kryetari i ballit ishte një numër rendor poshtë emrit të Vangjel Dules së PBDNJ; dhe kjo u konsiderua si ‘poshtërim: Balli poshtë një greku”.
“Kryesia jonë duke analizuar dhe parë listën e kandidatëve për deputet në qarkun Vlorë nuk mund të pranojë renditjen e saj pas PBDNJ, shkruan Partia e Ballit Demokrat.
Duke ju referuar rezultateve në qarkun e Vlorës Partia Republikane e Mediut ka 1100 vota në vitin 2013 ndërsa ne kemi 3400 vota me gjithë vjedhjen e votave që na i bënë komisionerët dhe numëruesit e Partisë Demokratike sa na vodhën edhe mandatin e deputetit në vitin 2013”, shkruhet në letrën e kryesisë për Alimadhin.
Por burime pranë PD-së që edhe ka përpiluar listat, kanë bërë të ditur se kandidati Adriatik Alimadhi nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse i është kërkuar një gjë e tillë nga dega e Vlorës.
Veritas.com.al/