-Opozita demokrate ka reaguar ndaj lajmit të sulmit kibernetik të kohëve të fundit duke ja atribuar përgjegjësinë e këtij të fundit Moskës dhe Pekinit duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për “mbikëqyrje të dobët” përballe kërcënimeve të hakerave-
Mediat amerikane kanë zbuluar këto ditë se Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane ka qenë muajt e fundit viktimë e një “sulmi kibernetik” vepër e një “entiteti te panjohur”.
Sulmi kishte ndodhur në prag të zgjedhjeve të fundit gjysmë mandatit dhe ishte drejtuar drejt llogarive personale të anëtarëve konservatorë me influence të Kongresit. Piratët informatikë kishin arritur të depërtojnë në kutitë e postës elektronike te tyre dhe kishin “vjedhur mijëra e-mail konfidencial”.
Sipas organeve amerikane të informacionit, hakerët madje kishin poseduar edhe dokumente të Komisioneve të Inteligjencës dhe Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të thotë materiale që kanë të bëjnë me “çështje te sigurisë kombëtare”.
Lajmi i përhapur kohët e fundit nga shtypi amerikan është konfirmuar menjëherë nga republikanët kryesorë. Ian Prior, zëdhënës i Komitetit Kombëtar Konservator, tha: “Partia ka qenë kohët e fundit viktimë e një sulmi haker nga një entitet ende i panjohur. Megjithëse sistemet tona të sigurisë në IT kanë qenë shumë të avancuara, ata nuk kanë arritur të parandalojnë ndërhyrjen në llogaritë e disa anëtarëve të Kongresit. “Po Prior ka njoftuar mediat për gatishmërinë e udhëheqësve të GOP që t’ia besojnë hetimet FBI-së për sa ka ndodhur.
Demokratët kanë reaguar ndaj këtyre zbulimeve duke atribuar përgjegjësinë për sulmet Moskës dhe Pekinit duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për “mbikëqyrje të dobët” kundër kërcënimeve të hakerëve. Për shembull, Adam Schiff, anëtari në largim i Komisionit të Inteligjencës të Dhomës, ka fajësuar Trump për “shkurtimin e fondeve” agjencive qeveritare të ngarkuara te mbrojne kombin nga “sabotimet informatike” te planifikuar nga Rusia dhe Kina.
Për momentin, stafi i tycoonit nuk ka lëshuar komente zyrtare mbi sulmin kibernetik që ka verifikuar dëme ndaj Komitetit Kombëtar të GOP.
Veritas.com.al/