Nën-kryeministre Mandia, e propozuar nga PD, ka shpallur vendimin e saj për të kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli për ‘shpërdorim të detyrës shtetërore’.
Zonja Mandia e ka marrë këtë vendim si kryetare e Task Force e ngritur specifikisht për menaxhimin zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Siç edhe vetë deklaroi zonja Mandia, ajo e mori vendimin për kallëzim penal të kryetarit të bashkisë, pas disa sinjalizimeve nga subjekte politike si LSI, se ‘kryetari i bashkisë së Vlorës, Leli nuk jep sheshin e qytetit për aktivitete politike’ disa subjekteve, me përjashtim të PS.
Zoti Leli është kallëzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘pengim i subjekteve zgjedhore’ që parashikohen në Kodin Penal, neni 248 dhe 325- sipas njoftimit.
Veritas.com.al/