Gazeta Panorama, e përditshme shqiptare, ka kontaktuar dhe intervistuar kryetarin e gjykatës së shkallës së Parë, Gjirokastër, Guximtar Boçi, i cili u bë dje në mbrëmje objekt i një programi investigativ “Stop” në TV Klan. Sipas regjistrimeve të fshehta në video, një grua e denoncon kryetarin e Gjykatës për “ngacmim seksual” dhe shpërdorim të detyrës me dhënien e drejtësisë.
Në video dëgjohej zëri i zotit Boçi duke i kërkuar gruas lidhje dashurie në vend të një të drejte që kërkonte kjo në gjykatë. “Do të bëhesh e imja…”, dëgjohet zëri i një mashkulli.
Mirëpo menjëherë pas kësaj, Boçi ka mohuar gjithçka. Madje ka thëne se “nuk e kam parë kurrë atë grua”.
Mbrëmë, gjatë shfaqjes televizive, ministri i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Boçit nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe i propozoi KLD-së që ta lirojë nga detyra e gjykatësit.
Boçi paska thënë për gazetën Panorama se “do ta ndjek çështjen ligësisht”.
Guximtar Boçi është baba i dy vajzave të rritura. Koincidencë si në mallkim: Mbrëmë teksa televizioni Klan transmetonte programin, ai festonte për martesën e vajzës së madhe. Në ceremoni ndodheshin kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.
/Veritas.com.al/