Me gjithë vuajtjen e madhe nga temperatura të ulëta, ku edhe ujërat kanë ngrirë në linjat e qyteteve, përsëri nuk mund të themi se me temperaturat -8 ose -3, ose -11 kemi qenë në kulmin e të ftohtit.

Duket e pabesueshme, kësaj here në vendin tonë janë arritur temperatura rekord për nga të ftohtit.

Temperatura më e ulët u shënua në fshatin Vermosh në këndin më verior të vendit. Termometri në Vermosh shënoi temperaturën -27 gradë C.

Ndërsa vendin e dytë e zë Dibra, ku u shënua temperatura më e ulët -27 gradë C. Në Prishtinë temperaturat më të ulëta ishin -26 gradë C.

Për t’u shënuar është se kanë ardhur fotografi ku duken këmbësorë që kalojnë lumin Drin më këmbë, Drini ka ngrirë akull.

/Veritas.com.al/