Nga Ylli Dylgjeri/

Në vitet 87 u ndodha në festën e Bukës së Re, në Prespë të Korçës. Në atë festë, siç e donte tradita, merrte pjesë dhe Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë se Korçës. Emri i dihet.

Një burrë i gjatë e i shëndetshëm, që për kohën dallohej për partishmëri e për oreks të madh në ushqim. Më vonë, kur liberalizua fjala, në rrethet popullore këndohej edhe kënga:

‘Ik dele nga kanali

Se të shqehu shoku P…’

Nejse, oreks kam dhe unë, por kënga s’më ka dalë ende. Po vazhdoj tregimin.

Pasi u mbajtën fjalimet, e u nda dhe buka e re, na ftuan në një drekë në mensën e kooperativës.

Zumë vendet sipas protokollit:

Partia, Kryesia, dhe në fund Rinia. Erdhi pjata e parë. Supë peshku nga ai i liqenit të Prespës.

U ngrit dhe dollia e parë e po shtronte muhabeti. Kur, një nga shokët e Kryesisë, pasi ngre lugën me supë peshku, shtrembëron surratin dhe thërret:

Birçe! Hajde këtu! Ra qetësia…

Birçja me përparëse kuzhine vjen me një frymë.

I kulluar në djersën e kuzhinës që tymoste, thotë:

“Urdhëro Kryetar?”

Kryetari ndërkohë me një dorë mbante lugën e me tjetrën nxjerr dy miza të ziera mbi njëra tjetrën!

‘Çar është kjo mo Birçe?’

Birçja që i ish ndërruar fytyra, i merr me dorë të dy mizat, i fut në gojë, i përtyp, dhe pasi i përcjell thërret: Qepë! Qepë e zierë Kryetar!

Mua më del nga hundët supa. Plas gazi.

Birçja ish i pari Autoritet i Kontrollit Ushqimor që e hëngri vetë vetë mizën në gojë.

Njihni Ju në këto kohë të ketë Autoritet të Kontrollit Ushqimor si Birçja?

Vritas.com.al/