Presidenti i Republikës,  Ilir Meta nisi konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve administrative.

Takimin e parë e nisi sot me kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën, në orën 11:30.

Më pas, në 11:45 do të presë kreun e Grupit të PD, Edmond Spaho.

Zgjedhjet lokale priten të mbahen në muajt maj ose qershor 2019.

Kryetari i PD, ditët e fundit, ka folur mbi mundësinë e mbajtjes edhe të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale.

Por të shikojmë nëse kjo është më shumë një dëshirë se një e vërtetë reale.

Veritas.com.al/