Nga: Vittorio Sgarbi 

Mendoj me melankoli të pafund për Pekinin dhe Kinën, duke lexuar Tiziano Terzanin, dhe akoma më e fortë duhet të ketë qenë melankolia e tij duke jetuar Luftën e Vietnamit nga ana e komunistëve.

Utopia, idealet, ëndrrat: gjithçka, e komunizmit, është konfrontuar me realitetin. Por mbi të gjitha utopia (në kuptimin etimologjik të saj “jo vend”) sepse, shumë më keq se fashizmi, urbanistika dhe arkitektura dhe qytetet (ne veçanti Pekini) janë transformuar ne mënyrë te pakthyeshme duke i hequr vendeve te një qytetërimi të madh dhe historisë, identitetin e tyre.

Kështu Terzani paralajmëron se “ëndrra” e tij e barazisë së njerëzve ka qenë “makthi” i kinezëve: në vitin 1949, kur komunistët e morën atë, Pekini ishte ende një qytet unik në botë: “Një shembull i shkëlqyer i arkitekturës, qyteti i shkëlqimit të përzier që dukej i bere për të jetuar ne përjetësi . Nuk është më kështu, Pekini vdes. Muret janë zhdukur, dyert janë zhdukur. Zhdukur është shumica e tempujve, pallateve, kopshteve, çdo ditë që kalon një fetë më shumë e Pekinit shekullor shkon nën goditjet e paepura të matrapikeve dhe ruspave.

Duke parë fotografitë nuk mundet as të harrojmë dhe as të ngushëllohemi, mundemi vetëm të dëshpërohemi duke pare se si simbolikisht komunizmi ka katandisur një pjesë të mrekullueshme të botës duke shkatërruar një qytetërim:

«Në vend që të bënte një komunizëm apo një socializëm kinez, Mao ka dashur të shkatërronte gjithçka që ishte kineze për të krijuar një shoqëri krejtësisht të re. Dhe kjo është e frikshme! ”