Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka rënë dakord të mbyllë një nga pozicionet kryesore të vendit ku bëhen provat bërthamore dhe lëshohen raketat, tha presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Pas takimit në Pyongyang, të dy liderët “ranë dakord në rrugën për të arritur çarmatosjen “tha zoti Moon.

Marrëveshja është përshkruar nga zoti Kim si një “kërcim përpara” drejt paqes në gadishull.

Kim gjithashtu tha se shpresonte që të ‘vizitonte Seulin në një të ardhme të afërt’- duke u bërë i pari lider Koreano- Verior që e bën këtë vizitë.

Veritas.com.al/