Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në mbledhjen e Qeverisë të enjten i është përgjigjur Komisionit Evropian për masat e ndërmarra ndaj Kosovës, për shkak të situatës në veri ku BE-ja gishtin e drejton kah Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

Kurti nuk ka qenë i ashpër në reagim, duke thënë se Kosova mbetet aleati më i sinqertë dhe më i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian.

Fjalën e tij, Kurti e ka publikuar edhe në Twitter, aty ku e ka komunikimin publik me bashkësinë ndërkombëtare.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se është për të ardhur keq për këto masa, pasi Kosova vetëm po i mbron vlerat edhe të vetë Bashkimit Evropian.