Pasi paralajmëroi se mund të ndodhte një tjetër tragjedi, nëse do dënohej nipi i tij Elvis Shkami për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia ka shoqëruar në polici Gjovalin Shkamin.

Gjovalin Shkami deklaroi më parë se kushdo gjyqtar që do dënonte nipin e tij Elvisin, do kishte të njëjtat fat si gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit.

“Ai që do ta dënojë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai që e dënon do të përballet me plumba. Do ketë të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. Se ia kemi blerë shtetit. Familjes së të ndjerit gjyqtar, i ulem në gjunjë, i kërkoj hallallin. Nëse do e dënojnë atë djalë, do gjykohet si Astriti. Kemi blerë pronën me ligj, me rregulla, jemi borxhlinj. Kush e dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet. Liro pronën. Nuk kam pasur dijeni. 72 orë më parë kam takuar shefin e komisaritit të Shkodrës. I kam dhënë informacion që polici i policisë bashkiake nuk e ka prishur pronën si duhet.”, theksoi ai.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *