Një nga adoleshentët që ishin ftuar në protestën e dhunshme të banorëve të Unazës së re para Kuvendit, duket se ka kryer aktin më makabër: Ai ka qëlluar me kapsolla zjarr- shpërthyes në drejtim të polices Ina Nuka, e cila në përpjekje për të shpëtuar jetën, ka lënë gishtat e dorës gjatë shpërthimit të kapsollës.
Vajza 24 vjeçare, efektiv e policisë ‘Shqiponja’, Ina Nuka ndodhet në spitalin e Tiranës dhe pritet që të hospitalizohet në një nga spitalet e Turqisë për një shërbim më të specializuar mjekësor.
Por në mbarë opinionin e vendit, akti kundër saj është pritur me zemëratë ndaj autorëve dhe me dhimbje për vajzën. Autori i ngjarjes së rëndë u mbulua deri sot, kur sipas disa informacioneve nga policia, i dyshuari D. D., 18 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia.
Dyshimi mbi D. D., si autor i plagosjes së Ina Nukës bazohet mbi pamjet që shfaqen në kamera dhe në disa rrethana të tjera të përshkruara nga dëshmitarë.
Policia, aktualisht po vijon punën për këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e dëshmive, për të bërë identifikimin edhe të personave të tjerë te dhunshëm që kanë hedhur lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Veritas.com.al/