Një mikeshë e 35 vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa, që dyshohet se u vra me armë zjarri në mes të rrugës nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e së enjtes në Castelfiorentino të Italisë, ka folur për mediat vendase duke thënë se ajo po ndahej nga ai për shkak se ishte i dhunshëm dhe i frikshëm.

“Ai ushtroi dhunë të fortë psikologjike. Ajo, gjithnjë e buzëqeshur, ndryshoi plotësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar atë. Zgjati shumë. Nuk e di pse ra dakord për takimin e fundit. Këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re.

Kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim”, komenton gruaja e bindur se ishte bashkëshorti i saj që vrau Klodianën. E pyetur nëse ai do të kryejë vetëvrasje, mikesha e së ndjerës tha: “Duke e njohur atë, jo. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri. Fëmijët mbetën vetëm… Si do ta mbijetojnë këtë traumë?

Sipas mediave italiane, 35 vjeçarja dyshohet se është vrarë pas një debati mes tyre. Policia ka ngritur pika kontrolli pasi autori i dyshuar është zhdukur. Çifti, prindër të dy fëmijëve, kishin pasur mosmarrëveshje kohët e fundit dhe ishin në proces ndarjeje./