Një debat i fortë ka ndodhur mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe kryeredaktorit të gazetës DITA, Adrian Thano.
Të dy ishin të ftuar në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania.
Sipas Bardhit më 25 prill zgjedh qytetari, por Thano merr një shembull të thjeshtë.
Kemi një kandidat që merr 5 mijë vota nga qytetari dhe një tjetër që merr vetëm 5, por ky i fundit është renditur sipër në “zonën e gjelbër” të kryetarit. Kush hyn në Parlament?
Më poshtë përgjigja e zyrtarit të lartë të PD.
Sipas nenit 163 te Kodit të ri Zgjedhor, përfitojnë mandat kandidatet me numër votash sa mesatarja qe i takon 1 deputeti nga ai subjekt, por mjaftojnë 10 mije vota. (zakonisht mesatarja është me e madhe se 10 mije). Kandidati qe merr sa mesatarja ose 10 mije vota zëvendëson kandidatin e fundit në renditjen e kryetarit.
Lista e kryetarit
Nëse asnjeri prej kandidateve te listës nuk e arrin kete kuote, – pra ose mesataren nëse është me e vogël se 10 mije vota, ose 10 mije vota kur mesatarja eshte më e madhe, – atëherë shpërndarja e mandateve behet sipas numrit rendor te listes, pra sipas renditjes së kryetarit të partisë.
Edhe sikur deputeti më i fundit në renditjen e kryetarit te kete marre qofte edhe 1 vote, pra vetëm votën e tij, ai zgjidhet deputet përpara atij qe ka marrë 9999 vota nga votuesit.
Sa është e mundur që një kandidat të marrë 10 mijë vota preferenciale?!
Praktikisht është e pamundur, pasi votuesit i është lene ne dore vetëm 1 vote preferenciale! Është e pamundur qe brenda 1 partie te orientohen 10 mije vota tek një kandidat.
Pra sistemi në 25 prill mbetet i mbyllur dhe prapë zgjedh kryetari. Shpërndarja e mandateve behet sipas listës se kryetarit.
VERITAS.COM.AL