Nga: L. Skiro/
Kushdo që vendos PD-në të parën dhe jo rehatinë, e ka derën hapur- ka thënë Basha- edhe “pse ka humbur rrugë. Basha foli pas numërimit të votave ku fitoi mbi 90 për qind, por duke u drejtuar ‘me kërshëri’ kundër kundërshtarëve të tij brenda PD-së.
Lulzim Basha mori mandatin e dytë si kryetar i PD-së, pasi fitoi 91 për qind të votave të më shumë se 59 mijë demokratëve.
Në fjalën e tij të parë pas rizgjedhjes, Basha ka ftuar edhe demokratët që sipas tij e kanë ‘humbur rrugën për një moment’
“Sot dua të garantoj të gjithë se PD do të jetë më demokratike duke u dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke u kaluar vendimmarrjen atyre. Vendimmarrja do të jetë në duart tuaja.
Ju do të vendosni çdo ditë e në vijim se kush do të jenë përfaqësuesit tuaj.
Vota e djeshme është për demokratët që na angazhon shumëfish për ta bërë Shqipërinë një vend të konsoliduar, një vend ku sundon qytetari, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, siç kumton thirrja e Partisë Demokratike”, u shpreh Basha në fjalën e tij.
Veritas.com.al/