Nga: Edith Harxhi/
Zonja Edith Harxhi, ish studente e Dhjetorit dhe diplomate në Karrierë, anëtare e Kryesisë së PD, sot ka kujtuar ditën e 2 Prillit, sulmin e parë të regjimit gjakatar komunist mbi Lëvizjen e Re Antikomuniste që nisi në Qytetin e Studentëve në fund të vitit 1990.
Më 2 Prill 1991, forcat e shumta e të armatosura terroriste të pushtetit diktatorial që pop jepte frymëne fundit, sulmuan me armë aktivitet e demokracisë në Shkodër gjatë një manifestimi për Demokraci, duke lënë të vrarë 4 pishtarë të demokracisë, me Arben Brocin në krye.
Sot Partia demokratike ka ‘harruar’ të kujtojë martirët e demokracisë, ashtu siç edhe ‘harroi’ këtë vit 20 shkurtin- ditën simbol të rënies së komunizmit dhe rrëzimit të monumentit gjigand të diktatorit Hoxha.
Zonja Harxhi ka kujtuar përmes medias sociale:
“27 vjet nga masakra e 2 prillit në Shkodër. Ata djem ngritën gjithë popullin më këmbë, ashtu siç Kujkësi na dha një fije shpresë. Ironia është që ata që shkaktuan masakrën e 2 prillit janë të njëjtët me ata që shkaktuan terrorin në Kukës. Uroj që këtë radhë ata të mos kthehen më”, shkruan zonja Harxhi
Veritas.com.al/