Nga: Veritas/

Duket se të gjithë politikanët kanë dalë në teren ku po përmbytet gjithë vendi, për të dëshmuar se kanë një lajm ‘nga zoti’. Është ironike se zyrtarët bëhen së bashku dhe dalin në kamera. Po të kishin për të bërë ndonjë punë, puna bëhet aty ku është, veç e veç. Por dalin njësoj si dikur që ‘udhëheqësi shoqërohej nga udhëheqës”.

Pamja më e fundit ishte e ministrit të Buyjqësisë, peleshi, në Urën e Mifolit. Kishte marrë me vete edhe kryetarin  Bashkisë së Fierit që i rrinte në krah, dhe bënin me duar sa nga Vjosa aq edhe nga qielli. Kryetari i Fierit e kishte lënë Fierin veç për të dalë në krah të ministrit. Edhe ministri fliste në kamera dhe thoshte “me shpresë se…”.

Të gjithë i shikoj në këtë pozitë: Sikur marrin mesazhe nga Zoti dhe ua sjellin njerëzve në rrezik.

Rreziku është shumë i madh nga të gjithë lumenjtë dhe ultësirat e vendit. Pritet që Vjosa të dalë nga shtrati dhe të përmbytë fshatra të tërë. Është tërbuar Shkumbini, Osumi, Erzeni, Mati… kudo pushteti  i ujit. Tërë skena është dramatike, vetëm pamja e shtetarëve është komike. Këta kanë dalë, kanë zënë vend diku te ndonjë këmbë ure dhe filmohen duke predikuar punët e zotit. Shteti nuk ka asnjë punë, me sa duket.

Ministre e Mbrojtjes dhe shefi i Emergjencave Civile të Republikës, kanë vënë një orar fiks, 16.00, sikur në atë moment ‘ekzekutorja’ Vjosë ka thënë se do të marr jetë njerëzish. E kanë thënë me lehtësinë më të madhe, sikur mrekullia qëndron në faktin se këta e morën vesh të parët nga Zoti… Mrekullia, së prapthi, është rreziku mbi jetën e njerëzve; dhe puna e shtetit është që të ndihmojë për të shpëtuar njerëzit dhe ekonominë.

Por këta nuk flasin dot me njerëzit, as me ekonominë e shtetit q sot duhet vënë në dispozicion të njerëzve. Këta dalin buzë lumit dhe falsin me Zotin.

Veritas.com.al.