Një prej agresorëve që qëlloi me bombë në prag të Pashkëve në Sri Lanka, dikur ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, thanë zyrtarët, ndërsa detaje të tjera mbi anëtarët e tjerë të sulmit janë në rrugë.

Ai e ka vizituar Anglinë jug- lindore në vitin 2006-7 për studime, por nuk i kompletoi studimet dhe nuk arriti të diplomohet në universitet, tha një nga zyrtarët e Whitehall për BBC.

Më vonë ky mbaoi një kurs në Australi, tha zëvendës- ministri i Mbrojtjes në Sri Lanka.

Numri i të vdekurve është rritur në 359, ëme më shumë se 500 persona të plagosur.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka thënë se Shteti Islamik (IS) mund të jetë i lidhur me shpërthimet.

IS ka thënë se merr përgjegjësinë e sulmeve, të cilat kishin për objektiv kishat dhe hotelet e klasit të lartë.

Veritas.com.al/