Politikani opozitar Rus, Alexei Navalnythotë se ka mbledhur firmat e mjaftueshme për tu nominuar si sfidant i Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale në Mars.

Mbështetësit e tij kanë takuar të devotshëm në 20 qytete në gjithë venidn për të siguruar firmat.

Zoti Navalny akoma nuk ka nisur fushatën elektorale zyrtarisht, pasi e kanë shpallur të papërshtatshëm për të hyrë në garë për shkak të ‘dënimit për korrupsion’ që vetë zoti Navalny thotë se akuza është e motivuar politikisht.

Zoti Navalny foli në mbledhjen e Moskës, duke e quajtur atë një “president i keq”.

Ai iu tha mbështetësve në tendën e ngritur buzë të lumit  për tu mbrojtur nga bora, se mund të bëjë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në se nuk do të lejohej në fushatë.

Zoti  Navalny është i njohur gjerësisht si i vetmi kandidat me shansin që të sfidojë presidentin Putin, i cili po kërkon mandatin e katërt që do ta bëjë atë presidentin me jetën më të gjatë në pushtet, që nga koha e Stalinit.

Veritas.com.al/