Hidrocentrali i dytë më i madh në Shqipëri, Fierza, do të kalojë një fazë rehabilitimi tërësor falë fondeve të Bashkimit Evropian, i cili ka për synim kompletimin e plotë të projektit brenda vitit 2027.
Në bazë të një njoftimi nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, paketa e mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor në sektorin energjetik, do të përfshijë në projekt edhe Fierzën.
Në tërësi, vlera e parashikuar e grantit të dhënë nga BE-ja është në shumën e 8.7 milionë eurove për projektin në fjalë, kur totali i gjithë projekteve energjetike të rajonit do të financohet me 1 miliard euro.
Rehabilitimi i përbërësve elektro-mekanikë dhe rrjetit mbështetës do të jetë pikënisja e gjithë rinovimeve që do të bëhen në Fierzë.
Në këtë mënyrë, do të jetë mundësia që përmes këtij hidrocentrali, të rritet kapaciteti i prodhimit me 10%.
Përafërsisht, Fierza ka një fuqi prodhuese prej 500 megavatësh, e cila do të shkojë në 550 pas rinovimit.
Jetëgjatësia e funksionimit të hidrocentralit po ashtu shtohet me 30 vjet falë rinovimit.
Në bazë të planit evropian, 500 milionë euro do të jepen në formë masash urgjente dhe janë shpërndarë, për përballimin e krizës energjetike.
500 milionëshi tjetër, është i kushtuar për masa afatmesme, ku përfshihet edhe projekti i Fierzës.
Nga gjithë paketa e parë 500 milionëshe, Shqipëria ka marrë 80 milionë euro dhe Kosova, ka marrë 75 milionë euro.
Donatorët e deritanishëm në projekt, janë përtej fondeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë të veçantë edhe Austria, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovenia dhe Suedia.
Financime do të ketë edhe për sektorin privat, kryesisht në fashën e zhvillimit të programeve të gjelbra dhe pro klimës, në bashkërendim me politikën e gjelbër të këtij dhjetëvjeçari, që unioni ka ndërmarrë.