Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ligjin për tatimet për profesionet e lira. Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj.
Keshtu Kushtetuesja shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira.
Në një komunikim për mediat, Zaçaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15% për profesionet e lira.
Pas shqyrtimit gjyqësor gjykata vendosi të shfuqizojë 2 pika. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nuk u respektua parimi i sigurisë jurdike si dhe parimi i proporcionalitet
“Neni 69 pika 1 shkronja dh, fjalia e 2 dhe e 3 e ligjit nr 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së, 753/2023 cënojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mos respektimit të parimit të sigurisë juridike, në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës dhe parimit të poporcionalitetit” Holta Zaçaj.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, kjo ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.
“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.
Pra ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të takohen 23%