Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin (kërkesë-padinë) e depozituar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie prej një viti, në lidhje me dosjen “Partizani”, bazuar në akuzat dhe masën e SPAK dhe GJKKO.
Vetë institucioni konfirmon se pas shqyrtimit të kërkesës disa ditë më parë është vendosur që ajo të rrëzohet.
Kjo, pasi autorizimi i Prokurorisë së Posaçme nga Kuvendi nuk ka qenë i nevojshëm dhe nuk cenon të drejtat kushtetuese.
Sipas interpretimit të ‘Kushtetueses’, SPAK nuk kishte nevojë për autorizimin e Kuvendit, për masat e vendosura ndaj ish-kryeministrit.
Por nga ana tjetër Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës për pezullimin e vendimit të SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit të kryedemokratit, përmes konfiskimit të pasaportës.
Megjithatë, pavarësisht heqjes së ndalimit jashtë shtetit, ish-kryeministri nuk mund të dalë nga banesa për shkak të masës “arrest me burg”.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese e konsideron si proporcionale masën “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kreut të ekzekutivit.
“Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore, objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ ndaj kërkuesit Sali Berisha, për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetu