Në përfudim të parashtrimeve, të argumenteve të palëve në Kushtetusese, palët po i përgjigjen pyetjeve të Gjyqtarëve në seancë. “Sa i përket cënimit të kompetencës, është presidenti që dekreton propozim për emërim apo shkarkim ministri dhe më pas Kuvendi voton, pra janë të lidhura të gjitha hallkat e pushteteve Ne sqaruam që Këshilli i Ministrave është organi kushtetues cakton fushat e përgjegjësisë së ministrave.” u shpreh përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj.
Sandër Beci: Pretendoni se veprimtaria e Këshillit të Ministrave është penguar nga vendimi i pezullimit, kush janë kompetencat deleguese të një ministri.
Herald Jonuzaj: Kompetencat janë të parashikuara në kushtetutë, një nga këto është propozimi i akteve, vetëm ministri mund të propozojë akte dhe asnjë tjetër. Nuk është kryeministri që përcakton cili ministër përcakton akte.
Sandër Beci: A mendoni se neni 242 është i papajtueshëm me kushtetutën
Herald Jonuzaj; Kemi argumentuar se është në përputhje me kushtetutën. Në 31 vjet ai nen nuk është ndryshuar. Nëse shohim bazën ligjore, neni 22 i dispozitave kryesore kushtetuese thoshte deputeti gëzon imunitet. Nuk mundet që një akt ligjor, të krijojë një imunitet të ri. Neni 242 ka qenë ne përputhje me nenin 22.
Sandër Beci: A mendoni se kërkesa juaj është e parakohshme?
Herald Jonuzaj:Kemi ardhur para Kushtetueses sepse kemi cënim të komptencave të KM. Një degë e funksionimit të KM është cënuar prej kësaj mase. Masat janë të pakufizuara, apo ka një kufizim në kushtetutë
Sandër Beci: Keni pretenduar se vendimi GJKKO bie në kundërshtim me kompetencat e Kuvendit.
Kuvendi: Ndala dhe shpjegova momentin kur vendimi i GJKKO cënon pikërisht kompetencën e KM dhe është këshillimi i ministrave që i është drejtuar Gjykatës për zgjidhje. Nëse shohim gjithë procedurën, edhe kompetenca e kuvendit, është cënuar. Akti mbetet i pazbatuar, mbetet një akt formal.
Komente